Site icon Telegrafi

Brazili “vatër” e coronavirusit, brenda 24 orëve ka regjistruar afro 4 mijë viktima – bëhet fjalë për një të katërtën e vdekjeve në botë

Numri i të vdekurve nga coronavirusi brenda 24 orëve në Brazil po vazhdon të rritet, dhe së shpejti do të mund të jetë edhe më i madh se 4.000.

Në Brazil gjatë të premtes nga coronavirusi kanë humbur jetën 3.650 persona, më shumë sesa në çdo shtet tjetër të botës, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve brenda një ditë në Brazil, paraqet një të katërtën e vdekjeve ditore në botë. E mesatarja për një javë ditë në Brazil është 2.400 të vdekur, por kjo shifër pritet të rritet në 3.000 gjatë javëve të ardhshme.

Shumë ekspertë, kryetar komunash e guvernatorë, e pranojnë se mbyllja e plotë është bërë pothuajse e pashmangshme. Megjithatë, kufizimin e aktiviteteve, çdo ditë e më shumë po e kundërshton presidenti i këtij vendi Jair Bolsonaro duke mos hequr dorë nga qëndrimet e tij.

E për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundur, liderët lokalë përmes masave të kombinuara po tentojnë të parandalojnë rritjen e numrit të vdekurve.

Numri i rasteve të reja me coronavirus në Brazil gjatë të enjtes, për herë të parë ka tejkaluar shifrën prej 100.000. Vaksinimi në këtë vend po ecën me hapa shumë të ngadaltë, kjo për shkak të shtyrjes së porosite të vaksinave nga kompania AstraZeneca.

Vetëm dy për qind e popullatës në Brazil janë vaksinuar. E nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 12.4 milionë persona të infektuar me COVID-19 – derisa numri  i të vdekur ka shkuar në mbi 307.000.

Me këtë përllogaritje del se më shumë të vdekur nga COVID-19 ka në Brazil sesa në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version