Site icon Telegrafi

Brazili do të tentojë të pamundurën për të bindur Guardiolan që të bëhet përzgjedhës i tyre

Më 25 shkurt, pati një lajm tronditës në Brazil, ku thuhej se përzgjedhësi Tite do të tërhiqej si trajner pas Katarit 2022, por konfirmimi nuk kishte ardhur ende.

Javë më parë, Juninho Paulista, koordinator i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), e kishte pranuar tashmë në një intervistë në MARCA: “Po, ai ndoshta do të largohet pas Kupës së Botës”.

Edhe pse fokusi kryesor është te objektivi për të fituar Kupën e Botës 2022, në CBF po punojnë paralelisht me synimin për të ardhmen.

Brazili ka në mendje një kandidat për përzgjedhës që për ta është i padiskutueshëm mbi të tjerët: Pep Guardiola.

Kryesia e re e Federatës se Futbollit të Brazilit kanë rënë dakord që i zgjedhuri të ishte nga jashtë vendit dhe personi ideal të ishte trajneri aktual i Manchester Cityt.

Tashmë kanë filluar bisedimet me Pere Guardiola, vëllain dhe përfaqësuesin e Pep.

Oferta është për katër vjet, deri në Kupën e Botës 2026. Paga e propozuar është rreth 12 milionë neto, një shumë e lartë por më e vogël se sa merr në Angli aktualisht.

Guardiola ka një kontratë me klubin nga Etihad deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version