Telegrafi

Brazili shkatërron Uruguain

Serinë e golave e filloi mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, i cili kaloi në epërsi kombëtaren e tij që në minutën e 12-të të ndeshjes.

Mysafirët dyfishuan me golin e një tjetër mbrojtësi, ndërsa këtë radhë ishte ai i Romës, Juan (36’).

Luis Fabiano shënoi golin e tretë (52’) për Brazilin, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi ylli i Milanit, Ricardo Kaka, nga pika e bardhë (75’).