Brazili ka fituar ndaj Bolivisë me rezultat 5-0.
Se kjo fitore ishte e lehtë për brazilianët, e tregon edhe fakti se mysafirët nuk gjuajtën asnjëherë në gol gjatë gjithë takimit.
Brazili në pjesën e parë mbylli gjithçka duke shënuar gola (Neymar 11’, Philippe Coutinho 26’, Felipe Luis 39’ dhe Gabriel Jesus 44’).
Kurse golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Roberto Firmino në minutën e 75-të pas një asistimi nga Coutinho.
Pas nëntë takimeve në kualifikimet për Kupën e Botës, Brazili renditet në grup i dyti me 18-të pikë, një më pak se Uruguai dhe dy më shumë se Ekuadori, Kolumbia dhe Argjentina. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6546dijmpvc