Shumë brazilianë po i respektojnë masat që të mbrohen ndaj coronavirusit, që deri më tani ka mbytur në këtë shtet të Amerikës së Jugut, më shumë njerëz se sa në Kinë.
Mirëpo, të tjerë nuk po i respektojnë masat dhe po bazohen në deklarimet e presidentit Jair Bolsonaro, që konsideron se qytetarët nuk duhet të izolohen, duke hedhur poshtë rrezikun që përbën kjo sëmundje, transmeton Telegrafi.
“Në fillim mendova të aplikohet mbyllja, por nuk e realizova sepse do shkaktonte pasoja ekonomike, duke u bazuar në varfërinë e madhe që ekziston. Duhet të ketë një mënyrë tjetër, që të dalim nga kjo situatë”, ka thënë presidenti Bolsonaro.
Deri më tani, në Brazil janë 6,017 viktima nga coronavirusi dhe 83,958 të infektuar, duke ia kaluar Kinës që ka 4,512 viktima dhe 83,958 të infektuar.
Sipas ekspertëve, numri i të infektuarve në Brazil, mund të jetë shumë më i lartë, pasi ka pasur mungesë të testimeve. /Telegrafi/