Telegrafi

Brazili regjistron 533 të vdekur dhe mbi 45 mijë të infektuar me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit konfirmoi se në 24 orët e kaluara janë infektuar 45,961 persona të tjerë me coronavirus.

Gjithashtu është bërë e ditur se 553 pacientë të tjerë vdiqën nga pasojat e COVID-19, raporton reuters.

Në Brazil, 3,908,272 njerëz janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë globale ndërsa 121,381 kanë humbur betejën me virusin.

Brazili renditet i dyti në botë, pas Shteteve të Bashkuara, me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve.

Ndryshe, mbi 25.3 milionë njerëz janë infektuar në botë gjersa kanë ndërruar jetë 848 mijë persona. /Telegrafi/