Telegrafi

Brazili i papërmbajtshëm, i shënon pesë gola Bolivisë – shkëlqejnë Firmino e Coutinho

Brazili e ka nisur me fitore kampanjën kualifikuese për Kampionatin botëror.

Kombëtarja që udhëhiqet nga Tite ka triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi përballë Bolivisë.

Ishte një takim ku shkëlqyen dyshja Roberto Firmino dhe Philippe Coutinho.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Marquinhos kjur shënoi me kokë në minutën e 16-të për 1-0.

Ndërkohë sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino u përkujdes për golin e dytë në minutën e 30-të.

Firmino shënoi edhe në fillim të pjesës së dytë pas asistimit nga Neymar për 3-0.

Ndërkohë në minutën e 66-të, një harkim i bukur nga Coutinho në zonë bëri që mbrojtësi vendas Carrasco të shënonte autogol.

E goli i fundit në ndeshje u realizua nga Coutinho me kokë pas asistimit nga Neymar.

Kësisoj Brazili e nisi mbarë kampanjën dhe tani mbanë pozitën e parë në grup me tri pikë. /Telegrafi/