Telegrafi

Brazili nuk ndalet

Duke qenë se Selecao kishte siguruar kualifikimin, këtë ndeshje e filloi në mungesë të disa lojtarëve kyç. Juan, Julio Baptista dhe Nilmar luajtën në vend të Lucio, Kaka dhe Luis Fabiano, ndërsa Adriano zëvendësoi Robinhon e lënduar.

Ishte mbrëmja e sulmuesit të Villarrealit, Nilmar, i cili shënoi hat- trik në këtë përballje (32’, 74’ dhe 76’), ndërsa golin tjetër për Brazilin e shënoi Baptista (41’).

Dy golat për mysafirët i shënoi Suazo (45’ dhe 53’), i cili një herë arriti ta barazojë rezultatin në 2-2, mirëpo dy golat e shpejtë të Nilmar në pjesën e dytë ia siguruan fitoren Brazilit.