Brazili nuk ka ditur si të përmbajë angazhimin e madh dhe kundërsulmin e Belgjikës në pjesën e parë të fitores prej 2-1 sipas Kevin De Bruynes.
Belgjika avansoi në pjesën e parë me rezultat 2-0 valë një autogoli të Fernandinhos dhe një goditje të sakt nga De Bruyne.
Të dy golat erdhën nga kundërsulme të mençura dhe vet De Bruyne thotë se pamundësia e Brazilit për t’u adaptuar me taktikat e Belgjikës i kushtoi Selecaos.
“Mendoj se ne kemi zhvendosur gjërat mirë taktikisht”.
I̶m̶p̶o̶s̶s̶i̶b̶l̶e̶#REDTOGETHER#WorldCup #Semifinals pic.twitter.com/NPpCgIDCZV
— Axel Witsel (@axelwitsel28) July 6, 2018
“Romelu Lukaku dhe Eden Hazard ndryshuan pozitën dhe tentuan të krijojnë më shumë raste me Marcelon në krah”.
“Mendoj në pjesën e parë ne kemi luajtur mirë, gjeneruam shumë mundëdsi dhe ata nuk kanë ditur çka të bëjnë’.
“Në pjesën e dytë ata ndryshuan taktikisht dhe ishi nmë të mirë, por ne po ashtu kemi arritur të krijojmë raste”, u shpreh De Bruyne.
Ai beson se Franca është ekip i jashtëzakonshëm, por shtoi se në fazën gjysmëfinale nuk ka kundërshtar të lehtë. /Telegrafi/