Site icon Telegrafi

Brazili nuk heq dorë nga Ancelotti, përkundër refuzimit të trajnerit për t’u larguar nga Reali

(Foto: Getty Images)

Përkundër deklarimeve të vazhdueshme se nuk është i interesuar të largohet nga Real Madridi, Federata Braziliane e Futbollit vazhdon përpjekjet për shërbimet e Carlo Ancelottit.

Strategu italian ka kontratë deri në verën e vitit 2024 në Estadio Bernabeu, ku këtë sezon fitoi Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Mbretit.

Ai nuk është i gatshëm të largohet nga Los Blancos, por nëse e shkarkojnë, mirëpo opsioni për ta drejtuar Selecaon mbetet i hapur.

Shefi i Federatës Brazilian, Ednaldo Rodrigues, që aktualisht ndodhet në Spanjë për një miqësore anti-racizmi, ka pranuar se akoma janë të interesuar për 64-vjeçarin.

Lexo po ashtu Berlusconi dhe trajnerët e tij te Milani

“Do të jemi në Spanjë edhe për një javë tjetër, do të shohim nëse do të arrijmë t’i bashkojmë agjendat tona dhe të organizojmë takime, nuk mund të them nëse do të jetë me Ancelottin apo dikë që është afër tij”

“Qëllimi është të kthehemi në Brazil me një ide më të qartë lidhur me situatën. Unë jam mësuar të luftoj. Nuk do ta lëshoj lehtë dhe jam një person këmbëngulës nga natyra.

“Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte e mrekullueshme që ai të drejtonte një nga ekipet kombëtare më të mira në botë”, është shprehur Rodrigues në konferencën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version