Telegrafi

Brazili merr fitore të lehtë në ndeshjen e parë të Coppa America

Ka startuar Copa America ku 10 Kombëtare nga Amerika e Jugut janë në garë për trofeun.

Brazili që është vendi nikoqir i kësaj ngjarje madhore e ka nisur mbarë turneun duke marrë një fitore të lehtë.

Brazilianët kanë fituar takimin e parë me rezultat 3-0 ndaj Kombëtares së Venezuelës.

Vetëm pas 23 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi kur realizoi mbrojtësi qendror Marquinhos për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të ndeshjes.

Brazilianët ishin edhe më kërkues në pjesën e dytë ku shënuan edhe dy gola të tjerë.

Neymar në minutën e 64-të shënoi nga penalltia për 2-0, derisa Gabriel Barbosa u përkujdes për rezultatin përfundimtar 3-0 me golin e shënuar në minutën e 89-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar mbrëmë, Kolumbia mposhti Ekuadorin 1-0 falë golit nga Edwin Cardona.

Ndërkohë sonte me fillim nga ora 23:00 me kohën tonë lokale, futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi zbret në fushë me Argjentinën e tij për tu përballur me Kilin. /Telegrafi/