Site icon Telegrafi

Brazili lëshoi himnin tonë kombëtar për Majlindën

Majlinda jo vetëm që arriti të triumfonte në Kampionatin Botëror duke fituar medalje të artë, ajo arriti ta bëjë atë që asnjë sportist tjetër nuk e arriti kurrë, të kurorëzohet me muzikën e himnit tonë kombëtar!

Majlinda në këtë garë pati të vendosur edhe logon e Republikës së Kosovës në kimonet e saj, përderisa kur u ngrit në podium për të pranuar medaljen, asaj iu mbushën sytë lotë kur e dëgjoi himnin e vendit të saj. 

Majlinda arriti të dëshmojë diçka që shumë politikanë tanë e kanë neglizhuar që një kohë të gjatë, ajo e dëshmoi se ndonjëherë sporti është rruga më e mirë për të lobuar për vendin tonë, sepse sonte e gjithë bota ishte duke e vështruar atë, teksa po jepte imazhin më të mirë të mundshëm për vendin tonë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version