Brazili e ka hequr Antonyn nga skuadra e tyre për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare. Ai u zëvendësua me Gabriel Jesus të Arsenalit.
Ylli i Manchester United po hetohet për sulmin e dyshuar të ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin.
Influenceria paraqiti dëshmi në polici kundër lojtarit të Djajve të Kuq si në Brazil ashtu edhe në Angli dhe hetimet janë në vazhdim.
Gazeta braziliane e lajmeve UOL publikoi akuza të reja kundër futbollistit brazilian 23-vjeçar, duke përfshirë pamjet e WhatsApp dhe fotografitë e lëndimeve.
Mediumi brazilian bëri të ditur se Antony goditi me kokë dhe grushtoi Cavallin ndërsa ajo ishte shtatzënë.
Në qershor, Cavallin akuzoi Antonyn për dhunë në familje dhe kërcënime gjatë një interviste televizive në të cilën ajo pretendonte se futbollisti nuk e lejonte të dilte nga shtëpia e tyre.
Antony u përgjigj me një deklaratë në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se ai ishte ‘i akuzuar në mënyrë të rreme’ dhe kishte ‘vuajtur në heshtje’ ndërsa hetimet e policisë vazhdonin. /Telegrafi/