Telegrafi

Brazili i fortë për Zimbabvenë

Portat heshtën deri në minutën e 41-të, kur Michel Bastos shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për 1-0. Tre minuta më vonë, pas një pasimi të mirë të Maiconit për Robinhon, ky i fundit kalon një futbollist dhe shënon në portën kundërshtare për të dyfishuar epërsinë.

Rezultati përfundimtar u përcaktua pas ‘një stërvitjeje rutinore’, kur Dani Alves e gjeti të vetmuar Elanon, i cili trefishoi epërsinë (56’).

Kjo fitore e Brazilit para Botërorit që fillon më 11 qershor, është sinjal i qartë për dashamirët e futbollit, se do të shohin futboll të mirëfilltë brazilian gjatë kompeticionit njëmujor. /Telegrafi/