Përfaqësuesja e Brazilit në futboll ka fituar ndaj Danimarkës me rezultat 4-0.
Me këtë rast brazilianët janë kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike në Rio.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga Gabriel Barbosa (26’), ndërsa për rezultatin 2-0 të pjesës së parë shënoi Gabriel Jesus (40’).
Luan (50’) shënoi pas një asistimi nga Neymar, ndërsa Barbosa shënoi edhe një herë në minutën e 80-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/whatahowler/status/763549116794335232
https://twitter.com/WeLoveManCityFC/status/763556506398814208
https://twitter.com/CoolingBreakTV/status/763573207899238400