Kombëtarja e Brazilit ka kaluar në gjysmëfinale të Copa Americas pasi ka mposhtur me penallti (4-3) Paraguain, pasi loja e rregullt përfundoi me rezultat 0-0.
Selecao e ka bërë një hap tutje në garën për trofeun e Copa Americas pas fitores së vështirë ndaj Paraguait.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Brazilit, por rasti më i mirë i Roberto Firminos (4′) nuk u konkretizua.
Në pjesën e dytë, Selecao rriti edhe më shumë dominimin duke krijuar shumë raste, por edhe për kundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë golin.
Në minutën e 54-të gjyqtari gjykoi penallti për Brazilin, por u anulua pas rishikimit të VAR-it, ndërsa raste të mira patën edhe Dani Alves (59′), Arthur (70′), Roberto Firmino (75′) dhe Willian (90+) që goditi shtyllën.
Pas përfundimit të ndeshjes me rezultat ta barabartë 0-0, fituesi u desh të caktohej me anë të penalltive, ku Brazili ishte më i mirë me portierin Alisson Becker që priti një penallti dhe në fund fituan me rezultat 4-3.
Në gjysmëfinale, Brazili do të luaj me fituesin e sfidës në mes të Venezuelës dhe Argjentinës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=n8rI4jcKV3E