Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, është i bindur se Carlo Ancelotti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Selecaos.
Brazili është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Titen tashmë të larguar, i cili u largua nga posti pas eliminimit të skuadrës nga Kupa e Botës në Katar.
Një numër trajnerësh janë lidhur me punën në Brazil, duke përfshirë Jose Mourinhon e Romës , por Ancelotti është shfaqur si favoriti i qartë, diçka që është bërë e qartë nga Rodrigues në disa raste.
Sipas Calciomercato.com, Rodrigues dhe Federata Braziliane e Futbollit janë të sigurt se Ancelotti do të marrë përsipër detyrën, edhe nëse ai deklaron se nuk do të largohet nga Real Madridi derisa kontrata e tij të skadojë në 2024.
“Situata po përparon. Po mundohemi të kemi një pozicion më të qartë përpara datës 25 maj, datë e caktuar për thirrjet e radhës të kombëtares”, ka thënë Rodriguez për shtypin lokal.
Megjithatë, ky afat mund të jetë i komplikuar për Ancelottin, pasi Real Madridi i tij do të duhet të luajë dy ndeshje në La Liga, si dhe ndoshta finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/