Brazili ka barazuar ndaj Ekuadorit në Kupën e Amerikës me rezultat 0-0.
Ishte një ndeshje e balancuar dhe me pak raste nga të dy anët.
Pjesa e parë ishte e vështirë për përfaqësuesen e Brazilit, por ata u përmirësuan dukshëm në pjesën e dytë.
Gjithsesi të dy skuadrat dështuan të ishin konkrete para portës dhe kështu gjatë 90-të minutave nuk kishte gola.
Brazili është pjesë e Grupit B së bashku me Ekuadorin, Haitin dhe Perun. /Telegrafi/