Telegrafi

Brazili e ç’monton Haitin, hettrik nga Coutinho (Video)

Brazili ka shënuar fitore të thellë ndaj Haitit me rezulta 7-1 në ndeshjen e dytë në kuadër të fazës grupore të Copa America.

Pas barazimit në ndeshjen e parë, Brazili u kthye për të fituar gjithsesi.

Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 14-të, para se sërish ai të shënojë në minutën e 29-të për 2-0.

Augusto mbylli pjesën e parë për 3-0 në minutën e 35-të me asist të Dani Alves.

Me të startuar pjesa e dytë Gabriel (59′) shënoi për 4-0, teksa golin e pestë për Brazilin e realizoi Lima me asistin e dytë në ndeshje nga Alves.

Augusto me golin e dytë (86′) dhe Coutinho me golin e tij të tretë në minutat shtesë e vulosën rezultatin përfundimtar prej 7-1.

Brazili ka tash katër pikë në vendin e parë të Grupit B, po aq sa ka edhe Peru në vendin e dytë. Ecuadori në vendin e tretë ka dy pikë. /Telegrafi/

Brazili 7-1 Haiti Të gjitha rastet dhe golat e këtij takimi, përfshirë hettrikun nga Philippe Coutinho !

Posted by Telegrafi Sport on Mittwoch, 8. Juni 2016