Të paktën 50 persona janë vrarë në trazirat e përgjakshme që kanë ndodhur në burgun e qytetit Manaus të Brazilit, i ka thënë një zyrtar brazilian i sigurisë rrjetit televiziv Globo.
Sergio Fontes, kreu i sigurisë për shtetin e Amazonës i tha Globo-s se ka frikë se më shumë persona do të gjenden të vdekur derisa autoritetet të kenë një ide më të qartë të shtrirjes së rebelimit që filloi të dielën vonë, e i cili ishte shkaktuar nga një luftë mes bandave rivale të drogës.
Grupet ndërkombëtare monitoruese kanë kritikuar ashpër Brazilin për sistemin e burgjeve, ku mbipopullimi është normë dhe trazirat shpërthejnë në mënyrë rutinore, transmeton Klan Kosova.