Site icon Telegrafi

Brazil: Deputetët i hapin rrugën shkarkimit të presidentes Rousseff

Deputetët brazilianë i hapën rrugën shkarkimit të presidentes së majtë, Dilma Rousseff nëpërmjet Senatit me një maxhorancë të gjerë, gjatë një votimi historik.

Procedura për shkarkimin e presidentes u votua nga 367 deputetë, 25 më shumë se sa 342 (2/3) të nevojshme për të autorizuar Senatin të vërë nën akuzë Rousseff-in.

Vetëm 137 deputetë, të majtë dhe ekstremi i majtë, votuan kundër shkarkimit. Nëdrsa shtatë deputetë abstenuan dhe tre nuk ishin të pranishëm.

E akuzuar për shpërdorim të parave publike në vitin 2014, viti i rizgjedhjes së saj, dhe në vitin 2015 për fshehjen e madhësisë së krizës ekonomike, Rousseff mohon të ketë bërë ndonjë krim dhe dënon një tentativë për grusht shteti institucional.

Ajo ka deklaruar se do të luftojë deri në fund. /AFP/kp/

Exit mobile version