André Ambrósio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, me profesion avokat, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit.
Në kohën kur ai u qëllua, mbante në krahë vajzën 18-muajshe.
Videoja e vrasjes, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon viktimën që shkonte në shtëpinë e ish-gruas për të lënë fëmijën.
Sapo del nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi i afrohet, duke mbajtur një armë.
Personi i armatosur shihet më pas duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja
Duke dorëzuar me qetësi fëmijën, burri u gjunjëzua para vdekjes së tij. Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burri, duke e vrarë menjëherë.
Vrasësi ende nuk është identifikuar. Motivi mbetet po aq i paqartë. Autoritetet janë të prirura të besojnë se vrasja ishte e planifikuar, pasi paratë në xhepin e viktimës nuk janë prekur.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=1PFmG4DakCg