Telegrafi

Brazil 2–0 Kosta Rikë: Notat e lojtarëve, shkëlqen Coutinho

(Getty Images)

Brazili ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Pesë herë kampionët e Botës kanë marrë fitoren në fund të ndeshjes.

Golat për brazilianët i shënuan Philippe Coutinho dhe Neymar.

Ishte ylli i Barcelonës, Philippe që morri notën më të lartë në këtë takim 8.0.

Momenti kur Neymar kërkoi penallti (Getty Images)

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Neymar me 8,0 ku notë të njëjtë morri edhe Casemiro.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin anësorë të Kosta Rikës, Oviedo 5,9.

Tek Kosta Rika dëshpëruan edhe mbrojtësit Acosta dhe Gonzales 6.1. /Telegrafi/