Telegrafi

Brawn: Mercedes nuk është kompetitiv

Ngasësit e Mercedes, Nico Rosberg dhe Michael Shumacher morën pozitat pesë respektivisht gjashtë në garën hapëse të Bahreinit, duke qenë 40 sekonda prapa fituesit të garës, Fernando Alonso të Ferrarit.

“Ne e pranojmë se nuk jemi kompetitivë dhe se ne duhet të punojmë ende për të zvogëluar hapësirën me liderët. Ne kemi një plan zhvillimi, që do të sjellë përmirësimet e pritura”, ka thënë Brawn. /Telegrafi/