Telegrafi

Brawn: Mercedes mund ta fitojë titullin

“Ne jemi ende në garë për titull dhe me distancë luftuese ndaj liderëve tjerë”, theksoi Brawn. Ndërkohë që i vetmi garues i Mercedesit që ka gjasa për titull është Nico Rosberg me 35 pikë prapa liderit Lewis Hamilton.

Brawn shtoi se makina e Mercedes do t’i përshtatet kthesave të shkurtra dhe pjesëve të drejta të pistës së Valencias, ku dhe zhvillohet gara tjetër për Çmimin e Madh të Evropës. /Telegrafi/