Portieri i Kilit, Claudio Bravo, ka folur pas fitores së madhe në finale të Kupës së Amerikës ndaj Argjentinës.
Me këtë rast Bravo ka folur edhe për deklaratën e pensionimit nga Lionel Messi.
“Për mua Messi është lojtari më i mirë në botë. Shpresoj që ai të vazhdon me Argjentinën edhe për shumë vite”, ka thënë Bravo.
Vlen të theksohet se Bravo ishte një nga lojtarët më të mirë në triumfin e Kilit në finale. /Telegrafi/