Telegrafi

Bravo: E dua Sanchezin te City

Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo, e ka ftuar Alexis Sanchezin te Manchester City. 

City janë duke e udhëhequr garën për shërbimet e sulmuesit kilian i cili kërkon largimin nga Arsenali.

“E kam thënë në shumë intervista se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Ai luan në një nivel të jashtëzakonshëm për kombëtaren dhe me klubin. Ai ka një të ardhme të madh”.

“Ai gjithmonë e përmirëson vetën me kombëtare”.

“Ai po rritet si lojtar dhe do të doja ta shihja si bashkëlojtar’.

Sanchez dhe Bravo do ta kërkojnë Kupën e Konfederatave në finale me Gjermaninë. /Telegrafi/