Telegrafi

Braun: Marrëveshje e mundshme e re për sektorin bankar

“Ka mundësi që gjatë disa muajve të ardhshme të arrihet marrëveshje e re globale, që do t’i përfshijë të gjitha shtetet në botë gjatë ristruktuimit dhe pastrimit të sistemit bankar”, deklaroi Braun.

Sipas tij më shumë shtete në botë mund të arrijnë marrëveshje të përbashkët, që do të shprehet mbi ekonominë dhe që do të jetë e domosdoshme për kthimin e besimit, si dhe për sigurimin e vendeve të reja të punës dhe prosperimin në të ardhmen.