Ish –zëvendëskryeministri i Kosovës dhe anëtari i Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, ka paraqitur kandidaturën për kryetar të Graçanicës si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 17 tetorit.
Pas paraqitjes së kandidaturës së tij në Komisionin Qendror Zgjedhor, Stojanoviq tha se “një numër i madh i njerëzve në Graçanicë janë të pakënaqur me kandidaten e Listës Serbe, Ljiljana Subariq, por edhe më tepër me mënyrën se si është bërë propozimi dhe si ishte të imponuar ajo të jetë kandidate i Listës Serbe ”.
Siç raportojnë mediat serbe Stojanoviq ka thënë se kandidatura e tij “nuk e rrezikon politikën e shtetit të Serbisë në asnjë moment, as nuk do të rrezikohet”.
Ndërsa drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kandidatura e Stojanoviqit është kundër Listës Serbe.
“Kandidimi i oportunistit politik Branimir Stojanoviq, i cili do të konkurrojë kundër Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Graçanicë, është një mbështetje e drejtpërdrejtë për armiqtë e Serbisë, atyre që punojnë kundër serbëve dhe unitetit serb në Kosovë”, tha Petkoviq. /Telegrafi/