Telegrafi

Brandt ia mbyll dyert skuadrave të interesuara

Julian Brandt (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

Julian Brandt ia ka mbyllur dyert klubeve të interesuara duke thënë se është i lumtur në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.

Sulmuesi i ri është duke u lidhur me një largim nga Leverkuseni, me Liverpoolin dhe Juventusin të interesuar për reprezentuesin gjermanë.

Lexo po ashtu Dortmundi rivalizon Bayernin, gati ta paguajë klauzolën e Julian Brandt

Sidoqoftë, Brandt ka një kontratë deri në vitin 2021, e cila ka një klauzolë modeste lirimi prej 25 milionë eurosh që mund t’i provokojë klubet për të ardhur në të.

“Jam duke shijuar veten [lojën time]. Kam një kontratë me Bayerin deri në vitin 2021, kështu që tani të gjitha janë mirë”, ka thënë fillimisht Brandt.

Lexo po ashtu Liverpooli dhe Juve mund ta aktivizojnë klauzolën e Julian Brandt

“Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, unë do të qëndroj këtu”.

“Unë vetëm dua të përfundoj sezonin sa më mirë që mundemi”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/