Julian Brandt ia ka mbyllur dyert klubeve të interesuara duke thënë se është i lumtur në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.
Sulmuesi i ri është duke u lidhur me një largim nga Leverkuseni, me Liverpoolin dhe Juventusin të interesuar për reprezentuesin gjermanë.
Sidoqoftë, Brandt ka një kontratë deri në vitin 2021, e cila ka një klauzolë modeste lirimi prej 25 milionë eurosh që mund t’i provokojë klubet për të ardhur në të.
“Jam duke shijuar veten [lojën time]. Kam një kontratë me Bayerin deri në vitin 2021, kështu që tani të gjitha janë mirë”, ka thënë fillimisht Brandt.
“Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, unë do të qëndroj këtu”.
“Unë vetëm dua të përfundoj sezonin sa më mirë që mundemi”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/