Telegrafi

Brandon Walters, MVP i xhiros së 25 në Superligën e Kosovës në basketboll

(Foto: basketbolli.com_

Ndeshjet e xhiros së 25-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll dhuruan ndeshje interesante.

Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Brandon Walters i Pejës, 51. Ai dukshëm ishte lojtari më i dalluar në xhiron e fundit.

Walters për 35 minuta përballë Bashkimit shënoi 32 pikë dhe kishte 24 kërcime. Qendra e Pejës kishte edhe dy vjedhje të topit dhe dy bllokada.

Top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së 25-të ishin:

Brandon Walters i Pejës 51, Kwame Vaughn i Ponte Prizrenit 29, Divine Myles i Ponte Prizrenit 27, Lg Gill i Golden Eagle Yllit 26 dhe Darell Davis i Rahovecit 24.