Site icon Telegrafi

Brandon Shingles tek RTV 21

“Pa dashur të zbuloj emrin e tij mund të them se ai nuk arriti të bindë trajnerin në prova. Ne jemi duke kërkuar një lojtar më ndryshe se ai edhe pse nga cilësia ishte shumë i mirë. Por trajneri është duke kërkuar diçka më ndryshe andaj vendosëm që ta lëmë të lirë”, theksoi Hoxha. RTV 21, ka gjetur shumë shpejt zëvendësimin e tij duke sjellur në kryeqytet ish-basketbollistin e Dritës Brandon Shingles, që sezonin e kaluar djersiti fanellën e gjilanasve.

“Kemi biseduar me Shingles, dhe ai shumë shpejt pritet që t’i bashkohet skuadrës sonë. Edhe ai së pari do të vij në prova tek skuadra jonë e më pas do të vendosim se a do të qëndroj apo do të largohet. Ai është një lojtar i njohur për ne pasi që sezonin e kaluar ka luajtur për Dritën. Por në fund për të do të vendos vet trajneri së bashku me stafin e tij”, deklaroi Hoxha. /Tribuna/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version