Site icon Telegrafi

Brandade merluci dhe salcë

Përbërësit:

* 300 gr merluc i freskët
* 1 thelb hudhër
* 300 gr patate të prera në kubikë
* 2 degë trumzë
* 1 litër qumësht
* 1 spec i vogël i prerë hollë
* 300 ml vaj ulliri

* kripë

Për panën:
* 2 vezë
* miell sipas nevojës
* galetë e zezë

Për galetën:
* 300 gr miell
* 10 gr maja

Ujë për salcën:
* 1 thelb hudhër
* 10 fije shafran
* 100 ml vaj ulliri
* kripë dhe piper

Përbërësit

1. Bëjmë një bukë me përbërësit e galetës, e presim në feta, e thajmë në furrë dhe më pas e grijmë.

2. Ziejmë merlucin me qumështin, hudhrën, patatet e trumzën dhe më pas e kalojmë në sitë masën.

3. Shtojmë vajin, pak kripë dhe speca dhe bëjmë topa të vegjël të cilët i kalojmë në miell, tek vezët dhe tek galeta e zezë.

4. I skuqim në vaj deri sa të forcohet korja e jashtme.

5. Përziejmë shafranin me vajin në mikser sa të treten fijet e shafranit.

6. Shtypim hudhrën në havan si dhe i bashkojmë me vajin deri sa të mpiksen dhe i shtojmë kripë e piper.

7. Ndërtojmë pjatën duke vendosur salcën aioli, brandade, dhe misra të vegjël të zier me avull. /Telegrafi/
 

Exit mobile version