Telegrafi

Brammertz, kryeprokuror i ri i Hagës në vend të Del Pontes

Brammertz e merr postin nga, Carla Del Ponte, më një janar të vitit 2008. Kohët e fundit ai ka qenë prokuror i Kombeve të Bashkuara në procesin e hetimit të vrasjes së ish- kryeministrit libanez, Rafiq Hariri, në vitin 2005.

Ndërkaq, Del Ponte, e cila ka mbajtur postin e Kryeprokurores së Gjykatë së Hagës për tetë vjet, do të jetë ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, duke filluar nga janari i vitit që vjen.