Site icon Telegrafi

Nënat e vetme dhe studentet po braktisin foshnjat që në maternitet

Të sjellësh në jetë një fëmijë jashtë martese, ende gjykohesh në shoqërinë shqiptare.

Drejtues të shtëpisë së foshnjes në Tiranë thonë se nënat e vetme apo edhe studentet janë ato që më së shumti pasi sjellin në jetë një foshnje heqin dorë prej saj.

“Shkaqet e braktisjes së fëmijëve në maternitet që nga lindja janë peërgjithësisht arsyet social-ekonomike, janë kryesisht nëna të vetme ose vajza studente, quhen si fëmijë jashtë martese dhe për shkak se nuk kanë mbështetje qoftë nga familja e gjerë apo edhe për shkak të kushteve në të cilat ndodhen detyrohen që fëmijën ta lenë në kujdesin e shtetit”, thotë drejtoresha e shtëpisë së foshnjes në Tiranë, Orieta Metaj.

Ndonesë numri ndër vite ka ardhur në ulje, braktisja e fëmijës vijon të jetë një fenomen në shoqërinë shqiptare.

“Vitin e fundit ka një ulje të paktën për prurjet e fëmiëjve që akomodohen në institucionin tonë. Ndërsa në vitet e mëparshme prej një harku 4-5 vjet, mesatarisht kemi një numër 9-10 fëmijësh që braktisën që nga lindja në institucionet e maternitetit”.

Aktualisht në shtëpinë e foshnjes në Tiranë janë të strehuar 27 fëmijë nën 6 vjeç.

“Fëmijët më të vegjël dhe banorët më të rinj të institucionit tonë janë 3-4 muajsh. Koha e qëndrimit janë deri në 6 vjeç dhe më pas pasi mbush moshën bëhet transferimii fëmijës në një institucion tjetër. Në 90 % të rasteve i nënshtrohen procedurës së deklarimit të braktisjes dhe më pas birësimit të tyre”, raporton tvklan.

Në Shqipëri janë tre shtepi foshnjesh të cilët kudjesen për 62 fëmijët nën 6-vjeç që janë braktisur nga familja apo që ju hiqet e drejta e prindërimit për shkaqe të ndryshme.

Nëse brenda 6 vitesh nëna biologjike vendos përfundimisht shkëputjen nga fëmija, ky i fundit i nënshtrohet procedurave të birësimit.

Exit mobile version