Telegrafi

Braktisin LDK-në kryetarët e dy nëndegëve në Pejë, kalojnë në PDK

Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar kryetarët e dy nëndegëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.

Në PDK ka aderuar kryetari i nëndegës “Dardania” Shkumbin Broqi me një pjesë të anëtarësisë.

Po ashtu në PDK ka aderuar edhe kryetari i nëndegës “Rrogaqielli”, Shënoll Dracolli.

Në kuadër të qindra kalimeve nga LDK në PDK është edhe legjenda e basketbollit, Valdet Grapci bashkë me një pjesë të tifozërisë “Shqiponja” në Pejë, transmeton Gazeta Tribuna.