Site icon Telegrafi

Braktisi universitetin për lojërat e fatit: Vendosi rreth 48 mijë euro në rulet, të pranishmit prisnin “pa frymë” për rezultatin (Video)

Një lojtar pokeri kishte marrë një vendim shumë të rrezikshëm për të vënë bast të gjitha fitimet e tij prej 42,000 funtash (rreth 48 mijë euro) në një rrotë ruleti.

Dhe derisa e shikonin, shokët e tij mbetën “pa frymë” derisa topi rrotullohej para ndaljes në një numër me ngjyrë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për lojtarin profesionist Jack Cody, i cili sapo kishte arritur një fitore të madhe gjatë Kampionatit të Pokerit në Mbretërinë e Bashkuar në një kazino në Nottingham.

Por ai tanimë kishte në mendje të vendoste të gjitha paratë e tij në BLACK (të zezën) – duke i dhënë atij një shans 50-50 për të dyfishuar paratë e tij.

Derisa ngjarja spektakolare po zhvillohej, një turmë e madhe u mblodhën rreth tij, derisa ai po vendoste bastin, shumë prej të cilëve shfrytëzuan telefonat e tyre për të regjistruar momentin e tensionuar.

Pas një pritjeje, topi përfundimisht del në zezën, duke bërë që dhoma të shpërthejë në gëzime. Domethënë, Jack, nga Rochdale, kapi rreth 86,000 funte (rreth 100 mijë euro) për një natë.

Sipas mediave, nuk është hera e parë që lojtari i pokerit ka fituar kaq shumë para, pasi ka kapur një goditje prej 300,000 euro në një turne të pokerit evropian në Normandi.

Është menduar se ai ka fituar më shumë se 3 milionë euro në fitimet e çmimit të pokerit që kur ka lënë universitetin në vitin 2010 për të ndjekur lojërat e fatit. /Telegrafi/

Exit mobile version