Qetësia e mëngjesit ka bërë që kalimtarët të dëgjojnë me lehtësi, mjaullimat që vinin nga një pako e lënë skaj një rruge në Londër.
Pasi e hapën, aty gjetën shtatë kotele, që besohet të kenë ardhur në jetë para tri javësh, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet se kush i ka mbyllur në këtë formë mizore, ndërsa mendohet se ka dashur t’i braktisë si të padëshiruara.
“Ka mundur t’i lë të lira në park, pse të mbyllen në kështu”, ishte një prej komenteve të shumta.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, kërkuan hetim për personin apo grupin që kreu këtë krim, nga frika se mund të shkaktojë ndonjë mizori edhe më të rëndë.
Në anën tjetër, macet e vogla janë dërguan në një qendër strehimi dhe kanë gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po presin një familje që do t’i adoptojë. /Telegrafi/