Site icon Telegrafi

Braktis gruan, pasi fiton në loto

Arnim, në atë kohë, menjëherë e kishte ndërprerë linjën telefonike si dhe internetin në shtëpinë e tij, në mënyrë që gruaja të mos mund të merrte vesh për këtë fitim.

Sidoqoftë, Donna kishte filluar të dyshonte, andaj sapo kishte gjetur qasje në internet, e kishte kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

Ajo kishte kërkuar një pjesë të parave, mirëpo bashkëshorti i saj as që ka dashur të dëgjonte për këtë gjë – madje, edhe e ka braktisur atë.

“Që dy vite po përpiqem të zgjidhi këtë gjë”, ka thënë Donna, e cila është dashur të lëshonte shtëpinë ku banonte, për shkak të mospagesës së qirasë.

Më pas, ajo kishte nisur një procedurë civile kundër bashkëshortit të saj, mirëpo rasti i saj është refuzuar – me arsyetim se bëhet fjalë për çështje familjare.

Donna tash ka nisur procedurën e shkurorëzimit, mirëpo fatkeqësisht nuk po mund ta gjejë bashkëshortin e saj. Policia i ka thënë asaj, se ai po i shmanget pranimit të thirrjes për gjyq. /Telegrafi/

Exit mobile version