Site icon Telegrafi

Skandal në “The Voice” britanik: Garuesja përdor kokainë gjatë provave! (Video)

Pjesëmarrësja në talent shoun britanik, “The Voice”, Beth Morris ka pranuar se është e varur nga droga dhe për këtë arsye duhet të largohet nga gara e më tutjeshme.

“Më vjen keq. Unë jam e varur prej drogës. I kam dëshpëruar të gjithë në këtë garë. Dy vjet më parë, kam kuptuar se kam problem me drogë. Kam filluar ta përdor në mënyrë që mund të përballen me jetën time”, tha garuesja britanike, transmeton Telegrafi.

Pohimi i saj erdhi vetëm dy orë para fillimit të transmetimit në BBC, pasi që një gazetë raportoi se garuesja kishte “përdorur kokainë gjatë provave.”

“Për arsye personale, prodhuesit e shout, BBC dhe Beth kanë rënë dakord që të përfundojnë pjesëmarrjen e saj në program”, shkruan në njoftimin e televizionit publik britanik, BBC.

Ndërkaq, mediat raportojnë se këngëtarja e re ka pranuar që të shkojë në rehabilitim. /Telegrafi/

Exit mobile version