Site icon Telegrafi

Braktis foshnjën njëjavëshe

Valbona Xhukellari ka marrë foshnjën e saj dhe e ka lënë në një bunker në periferi të rrugës, por disa kalimtarë të rastit që e kanë parë rrugës nënën me foshnjën në krahë, dhe më pas kanë parë është kthyer pa të.

Kalimtarët kanë shkuar tek qendra e zjarrit ku kanë gjetur foshnjën dhe e kanë dërguar në maternitetin e Pogradecit. Mjekët kanë thënë se pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka ndaluar nënën e foshnjës, Valbona Xhukellari, e cila ka deklaruar se kishte qenë tek Shtëpia e Fëmijës në Korçë, por drejtuesit e jetimores nuk ia mbajtën foshnjën. "Jam në vështirësi ekonomike, nuk kam mese ta rris fëmijën,  u detyrova që ta lë në bunker. Unë kam dhe një fëmijë tjetër 2 vjeç për të rritur", ka thënë Xhukellari, e cila është liruar dhe do të hetohet në gjendje të lirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version