Policia ka arrestuar një të dyshuar, shtetase e Shqipërisë e cila dyshohet se ka braktisur dhe ka keqtrajtuar fëmijët e saj.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, në Prizren ku janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/