Telegrafi

Brajan Gruda është objektivi ‘ëndërr’ i klubit të Ligës Premier

Ylli shqiptar, Brajan Gruda ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit të njohur të Ligës Premier, Brighton.

Sulmuesi anësor 20-vjeçar është njëri nga emrat më të talentuar në futbollin gjerman, pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Mainz në Bundesliga.

Paraqitjet e tij të mira me Mainz dhe ekipin e Gjermanisë U-21 kanë bërë që Gruda të shihet si një transferim i mundshëm për klubet e mëdha gjermane.

Lexo po ashtu Top klubet gjermane pas Brajan Grudës, por ai pëlqehet edhe në Angli

Megjithatë, anësori këmbëshpejtë ka përfunduar gjithashtu në radarin e klubit të njohur të Ligës Premier.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Gruda është një nga objektivat “ëndërr” të Brighton këtë verë.

Romano shton se marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Mainz planifikon ta mbajë Grudën në klub, por Brighton e ka diskutuar emrin e tij brenda bordit.

Çmimi i lojtarit shqiptar është 20 milionë euro. /Telegrafi/