Telegrafi

Braithwaite tërhoqi vëmendje me vallëzimin e tij festiv

(Foto: Screenshot/Twitter/CaughtOffside)

Martin Braithwaite ishte njeriu kryesor i Barcelonës në ndeshjen e parë të sezonit 2021/2022 në La Liga.

Katalunasit triumfuan me rezultat 4-2 në sfidën e zhvilluar në Camp Nou ndaj Real Sociedadit që shënonte takimin e parë në epokën post-Messi.

Ata bënë lojë të mrekullueshme edhe pa ‘dhjetëshin ikonik’ duke arritur t’i arkëtonin pikët e para në sezonin e ri.

Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi danez, i cili shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Barcelona 4-2 Real Sociedad, Braithwaite lojtar i ndeshjes

Në festën e golit të tij të parë (të dytit për Barcelonën), Braithwaite bëri një vallëzim interesant që ka marrë vëmendje dhe është shpërndarë shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/