Martin Braithwaite ka thënë se ai është duke punuar shumë që të përshtatet te Barcelona dhe mendon se askush nuk punon më shumë se ai në këtë aspekt.
Sulmuesi që kaloi nga Leganes te Barcelona në muajin shkurt si zëvendësues i Ousmane Dembeles që pësoi lëndim, ka arritur mjaftë mirë të ambientohet te katalunasit.
“Tash është pushim, e shoh si avantazh. E di që askush nuk punon aq shumë sa unë. Kur të rikthehemi do jem i gatshëm fizikisht dhe mendërisht”, ka thënë danezi.
“Qëllimi im është të jem në formacionin e parë dhe të jem golashënuesi numër një, kur luan për Barcelonën ke shumë mundësi dhe duhet të jesh numri një”.
“Kam rritur më shumë shpejtësinë dhe shpresoj që kur të rikthehem do jem në formë”, ka shtuar më tej Braithwaite.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Barcelonën me një klauzolë lirimi rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/