Blerja e re e Barcelonës, Martin Braithwaite, ka zbuluar disa detaje në lidhje me transferimin e muajin të shkuar, duke thënë se besonte që do të ndodhte me të vërtet, duke mos i treguar asgjë edhe familjes së tij.
Danezi ishte blerja e befasishme, duke u vendosur në urdhëratë e Quique Setien, pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Ousmane Dembele, pasi La Liga ia mundësoi blerjen.
Sulmuesi 28-vjeçar që ishte në Leganes, kaloi për 18 milionë euro në Camp Nou.
Braithwaite ka zbuluar disa fakte interesante nga koha e bisedimeve mes tij dhe klubit.
“Unë nuk mora telefonatë të drejtpërdrejtë për tu siguruar, por mesazhi ishte shumë i qartë: “Barcelona është vërtet e interesuar për ty”.
“Unë nuk i thashë askujt. Isha i lumtur, por nuk doja të tregoja shumë emocionet e mia, nuk isha i sigurt 100 për qind”.
“Gruaja ime nuk e dinte dhe nuk doja t’i tregoja pasi nuk isha i sigurt 100 për qind”.
“Familja ime më pyeti të njëjtën gjë, “Martin, pse nuk na tregove për këtë?””, tregon sulmuesi danez.
Ai tutje shtoi se është shumë i lumtur me këtë që ka ndodhur.
“Gjithçka po ndodh shumë shpejt, por sigurisht që është më shumë sesa një ëndërr. Unë jam me të vërtetë e lumtur”.
“Unë nuk e di [cila është befasia më e madhe], ndoshta duke parë që jam i rrethuar nga yje të mëdhenj, më të mirët në botë dhe se ata janë duke buzëqeshur gjatë gjithë ditës, duke më ndihmuar dhe duke më bërë të ndjehem mirë. Është diçka që e vlerësoj vërtet”.
Braithwaite u pyet edhe për Lionel Messi dhe raportet me të në këtë fillim, ku ai kishte vetëm fjalë të mira.
“E mahnitshme. Ai është një djalë i shkëlqyeshëm, ai ndihmon lojtarët, po më ndihmon të bashkohem me skuadër, por edhe në fushë, natyrisht, është e pabesueshme, është bukur ta shohësh atë”, ka treguar ai.
Danezi thotë se sa më shumë të luajë me të, do të jetë më i aftë që ta shërbejë me topa.
Që nga nënshkrimi për Barcelonën, Braithwaite ka bërë dy paraqitje si zëvendësues. Ai luajti në fitoren 5-0 ndaj Eibar, por kishte edhe 21 minuta në El Clasico, ku humbën 2-0. /Telegrafi/