Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekonomike në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Greqisë, Joanis Brahos.
Në takim u hapën temat për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik rajonal si dhe reformat ekonomike të realizuara deri më tani. Qëllimi i bisedimit ishin mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e theksuara, me fokus të veçantë në projektet për bashkëpunim ndërkufitar të cilët realizohen me financim të IPA fondeve të Bashkimit Evropian.
“Progresi i komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimi ekonomik, shënon epokën e re të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe me siguri që është përfitimi më i rëndësishëm nga progresi i marrëdhënieve politike” theksoi Osmani në takim, duke e potencuar vendimin e Qeverisë për mbështetjen dhe realizimin e projektit për zhvillimin e rajonit të Prespës dhe hapjen e kalimit kufitar “Markova Noga”./Telegrafi/