Site icon Telegrafi

Brahimaj: Mujë Krasniqi, themeluesi i UÇK-së që bëri rezistencë deri në flijim

​Ish komandanti Lahi Brahimaj ka kujtuar bashkëluftëtarin dhe mikun e tij, Mujë Krasniqi, për të cilin ka thënë se ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë.

Ai ka shkruar në Facebook se në 21 vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit, mikut të tij të afërt, Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve, sot kujtojnë me pietet të gjithë që u flijuan për liri të vendit tonë.

“Muja ishte themelues i UÇK-së dhe një komandantë shumë i zoti, që bëri rezistencë deri në flijim për ta mbrojtur tokën e vetë. Ky është dhjetori i luftëtarëve të mëdhenj, por edhe i vendimeve të mëdha. Pikërisht sot, kur nderojmë heronjtë tanë, Kosova, po bëhet me ushtrinë e saj. NATO’s dhe aleatëve të Republikës së Kosovës, po ju bëhet edhe një partnere e fuqishme, profesionale, për të ruajtur paqen në rajon dhe në botë. Dita e themelimit të Ushtrisë së Kosovës u arrit, falë heronjve tanë, dhe familjeve që sakrifikuan shumë, Familja Jashari, Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajazit, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Adrian Krasniqi, dhe të plotë heronjve, gjaku i të cilëve është në themel të pavarësisë e sovranitetit, të cilin tani e tutje do ta ruaj me krenari, Ushtria jonë bashkë me aleatët perëndimorë”, ka shkruar ai.

Brahimaj ka thënë se sot dhe gjithmonë, do të përulen para veprës së heronjve dhe dëshmorëve që sakrifikuan ndër breza që të bëhet shteti.

Exit mobile version