Telegrafi

Brahimaj fajëson Mustafën e Thaçin për arrestimin e Haradinajt, i quan servil të paaftë

Arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

E lidhur me arrestimin e Haradinajt ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj i cili ka fajësuar për këtë kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se ndalja e Ramushit është veç konfirmim se udhëheqësit shtetëror të Kosovës, sipas tij, janë servil të paaftë qe turpërohen nga e kaluara e tyre.

Postimi i plotë:

Ndalja e Ramushit është veq konfirmim se Serbia kurrë nuk e ka ndalë luftën kundër Kosovës. Ndalja e Ramushit është veq konfirmim se udhëheqësit shtetëror të Kosovës janë servil të paaftë që turpërohen nga e kaluara e tyre. Njëri u bjen në gjunjë pllakave që i quan shqiptarët terroristë e tjetri e ruan në xhep të mbrendshëm “knjizhicën e partisë se Titos” . Ramushi ‘i’a del si gjithë, por Kosova është keq./Telegrafi/